Myslim Murrizi shpërthen ndaj Bashës, për homazhet para bustit të Azem Hajdarit:“Kopilat e komunizmit”

0

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer në akuza ndaj kryedenmokratit Basha dhe deputetëve të tjerë të PD-së që ditën e sotme kryen homazhe para bustit të Azem Hajdarit, duke i quajtur “kopila komunizmi”.

Ai thotë se Basha përkulet para Azem Hajdarit, por i ka shpallur armike të bijën, rudina Hajdarin. Sipas tij, kryedemokrati vepron njësoj si Enver Hoxha.

Ai merr me radhë edhe dpeutetët që ishin me Bashën, Alfred Rushajn, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Belind Këlliçi, për të cilët thotë se nuk kanë patur asnjë lidhje me PD në vitin që u vra Azem Hajdari.

Postimi i plotë:

Çfare hipokrizie komuniste nga bijt dhe kopilat e komunizmit!!!!

Perkulet para bustit te Azemit dhe i shpall armike te bijen Rudinen

Çfare kishte ndryshe rregjimi i Enverit???

Luan Omarit i vrau babane ( pra vrau kunatin) dhe perkedheli Luanin( te birin)

Ky perulet para bustit te te Atit dhe “ vret” te Bijen per ate qe sot eshte rikthyer si skllav ne Kuvend dhe eshte ngritur ne kembe duke u betuar para komuniste Luljetes ish delegate ne kongresin e fundit te ppsh

Po kur shoh qe ne krah ka 5 individe qe nuk kane asnje lidhje me PD, me Azemin, me opoziten 1997-2005 por jane te gjithe spurdhjake dhe hajdute pushteti 2005-2013, behet akoma me e peshtire kjo ceremoni perkujtimore

Ne 12 shtator 1998 Basha ishte ne Holande dhe as vete nuk e kujton dot se  ku ishte. Nuk ishte i vogel por mbi 24 vjeç dhe nuk kishte asnje lidhje me PD pamvarsisht se Berisha ka dashur te na e paraqes si dhjetorist hahaha

Ne 12 shtator 1998 Alfred Rrushaj 24 vjeç ishte sekser dhe hajdut tenderash ne KESH ne pushtetit e ps dhe vartes i Alfred Palokes ish drejtor i pergjithshem i KESHIT. Ka shume mundesi te jete gezuar pa mase se u vra nje “ armik” i partise dhe pushtetit

Ne 12 shtator 1998 Enkelejd Alibeja 25 vjeç nuk kishte asnje lidhje me PD dhe ishte ne shkollen e magjistratures kur rregjimi flaku ne rruge qindra gjygjtare per bindje politike.

Tek PD erdhi si drejtor antikorrupsioni ne vitin 2005 e me pas si minister drejtesie ne vitin 2008 kur i lepinte kembet Argites e kur emeroi drejtore burgjesh llumin dhe kontigjente

Ne 12 shtator 1998 Grida ishte 21 vjeçe studente por asnje lidhje me PD apo forumin rinor studentore te PD

Ne 12 shtator 1998 Jorida ishte 19 vjeçe studente por asnje lidhje me PD apo forumin rinor te PD ose strukturat rinore studentore te PD

Ne 12 shtator 1998 Gazja dhe Belindi ishin 12 vjeç dhe 11 vjeç sapo kishin filluar te loznin loje çunash dhe kishin veshur tuta megjithese Lulit i duket sikur kane qene ish student dhjetori dhe bashkeluftetare me Azem Hajdarin sepse PD e njeh vetem nga prilli 2005 dhe e mendon si lope qe e moli 8 vjet dhe po e shet tek kasapi 8 vjet te tjera

E pse duhet qe te sforcoheni kot me buqeta me lule tek busti i Azem Hajdarit ,ju qe as e keni njohur, as e keni takuar, as e keni pare, as e keni simpatizuar, as e keni vleresuar kontributin e Tij ne krijimin e PD se nuk keni patur asnje lidhje me PD nga 12 dhjetori 1990 deri ne qershor 2005 kur PD ju dha pushtet e para ne saj te pushtetit???????

Na hapet barkun njelloj si sharlatane me shami te kuqe e yll ne qafe çdo 16 tetor, 11 prill e 5 maj tek varri i enverit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu