Në pranga ish zyrtari i Bashkisë Librazhd, harroi detyrën dhe u shndërrua në një njeri “memesh”

0

Ish nënkryetari i Bashkisë Librazhd , njëherësh dhe ish  administrator i ekipit Sopoti Andri Çota  ka rënë në prangat e policisë. Ekskluzivisht Infoweb  Media mëson se hetimet disa mujore kanë konstatuar se Çota ka shpërdoruar detyrën si administrator i ekipit të Sopotit, të cilin e drejtoi për 8-vite. Ish zyrtari i lartë akuzohet se e ka trajtuar si pronë private ekipin “Sopoti” dhe fondet që ka dhënë  Bashkia.Mësohet se ka qënë një denoncim i kryer në polici  nga sekretari i përgjithshëm në bashki shtetasi B.P që ka vënë në lëvizje policinë e Librazhdit dhe Elbasanit . Shtetasi B.P ka deklaruar në polici se Z.Çota administron një faqe në facebook me emrin Librazhdi Meme, të cilin sipas tij e përdor për qëllime dashakeqe ,duke kaluar në ofendine dhe sharje personale,duke mos kursyer as familjen. Denoncuesi pretendon se Çota nëpërmet këtij rrjeti social ka tentuar të denigrojë edhe figurën e tij. Kaq ka mjaftuar që togat blu të nisin një hetim të mirëfilltë dhe të zbulojnë disa nga shkeljet e ish zyrtarit të lartë.

Kujtojmë se para disa kohësh kryebashkiaku Mariglen Disha e hoqi nga detyra vartësin e tij , mbështetur në prova penale për shpërdorim detyre me lejet ndërtimit, licencat, fondin social 6%, fondin e bursave shkollore, taksat e pronat dhe për abuzime të mëdha financiare, si Administrator i Klub-Futboll “Sopoti”.Një nga provat është fakti, që Andri Çota, duke e trajtuar si pronë private ekipin “Sopoti” dhe fondet që jep Bashkia; prej 8 vitesh në këtë detyrë, nuk ka arkëtuar asnjë qindarkë nga të ardhurat, madje ka zhvatur dhe lekët nga biletat për të parë ndeshjet, që është 1000 lekë të vjetra.

Prej 5 sezonesh futbollistike, administratori Andri Çota, megjithëse ka marrë plotësisht e rregullisht fondet nga Bashkia dhe të ardhurat nga biletat e aktivitete të tjera me kontrata qeraje, ka abuzuar me pagat e 17 futbollistëve të ekipit “Sopoti”.

Ka të dhëna  se më 30 maj 2023, paçka se kishte marrë 25 milionë lekë fonde, shleu vetëm 5 futbollistë.

Në 8 vite administrator i Klub-Futboll “Sopoti”, Andri Çota ka marrë 810 milionë lekë nga Bashkia e Librazhdit, por lojtarët janë lënë pa paga e janë joshur vetëm me dieta lëmoshë kur kanë bërë ndeshje, ndërsa në bashki ka hartuar raporte sikur ka bërë shpenzime operative, por pa i detajuar me zëra, ndërkohë që futbollistët nuk janë paguar.

Para zgjedhjeve të 14 majit, me fuqinë si Zv/kryetar Bashkie, Sekretar i Këshillit Bashkiak dhe sekser i ish krye bashkiakut, thuhet se Andri Çota, ka ndërtuar vilë pa leje me 3 kate brenda oborrit të shkollës në mesme në Librazhd, për të cilën ka tentuar të nxjerrë leje ndërtimi false.

Por mashtrimet dhe falsifikimet e Andri Çotës, janë rekord dhe me diplomat false, që ka përdorur për t’u emëruar drejtor në Hipotekën e Librazhdit më 17 shkurt 2014, me urdhër të ish ministrit Edmond Haxhiansto, ngaqë iu bashkua LSI dhe bleu vota për të.

Atëherë, në moshën 28 vjeçare e vetëm me shkollë te mesme, Andri Çota paraqiti një diplomë false të marrë në universitetin privat “Polis”, por pas zbulimit deklaroi se është student në Universitetin Politeknik të Tiranës, deri sa u detyrua të largohej nga frika ndjekjes penale.

 

Ndërsa më 11 korrik 2017, dy vite pas emërimit drejtues në Bashkinë Librazhd dhe administrator i Klub-Futboll “Sopoti”, Andri Çota hapi një profil fals në Facebook me emrin “Universiteti Polis”, sikur ky universitetet publikonte se studenti Andri Çota në “Msc Menaxhim Mjedisor-Urban”, ka përgatitur temën e diplomës: “Skenarët alternativë të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane në Bashkinë Librazhd”.

Por në dosjen e punësimit në Bashkinë e Librazhdit, ai ka dorëzuar diplomë të marrë në një nga universitet e Maqedonisë, sikur është diplomuar për “Organizim, Drejtim e Menaxhim administrativ në qeverisje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu