Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria dhe Kosova do të kenë hapësirë të përbashkët konsullore në Strugë

0

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Genta Cakaj, dhe ministrja e Jashtme dh e Diasporës në Republikën e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë nënshkruar së bashku marrëveshjen e pasjes së hapësirës së përbashkët konsullore në qytetn e Strugës, Maqedonia e Veriut.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje tashmë zyrtarisht, Republika e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë një hapësirë të përbashkët konsullore në qytetin e Strugës.
“Sado simbolik të duket ky veprim, është megjithatë një dëshmi e prekshme, se zbatimi i projektit të shfrytëzimit të përbashkët të hapësirave të ambasadave a konsullatave mes Kosovës e Shqipërisë po vazhdon. Ky projekt duhet të vazhdojë me çdo kusht në çdo vend ku ka mundësi objektive.” –është shprehur ministry në postimin e tij në Facebook.
Nga ana tjetër, Cakaj theksoi se edhe marrëveshja e nënshkruar nga partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të vepruar si një forcë e vetme në Medvegjë mbart një rëndësi të veçantë. Sipas, Kreut të Diplomacisë deri sa të ketë unitet e mobilizim të brendshëm, edhe angazhimi i dy qeverive kundër procesit të fshirjes së adresave do të bëhet më i fuqishëm.
“S’ka fjalë, ndërkaq, se ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë për të shtuar mbështetjen politike dhe institucionale, veçanërisht për shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.”- përfundoi Kryediplomati reagimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu