Ngecin në dëborë prej orësh, qytetarët pastrojnë rrugën me lopatë

0

Disa qytetarë kanë qëndruar të bllokuar për orë të tëra në fshatin Godolesh në qarkun e Elbasanit, pasi rruga ka qenë e pakalueshme, pas përkeqësimit të kushteve të motit në orët e fundit.

Mësohet se rrugët kryesore të fshatit Labinot-Mal janë të kalueshme vetëm me zinxhir për shkak të ngricave të shkaktuara nga stuhitë e dëborës.

Siç shihet edhe nga pamjet banorët e zonave të lartpërmendura janë përpjekur të dalin vetë nga situata, më pas kanë ardhur borëpastrueset të cilat po punojnë prej orësh për hapjen e saj. Puna për hapjen vështirësohet dhe nga stuhia e madhe e dëborës.

 

Pritet ndërhyrja me mjete të vogla për të hequr mjetet që kanë bllokuar rrugën, të cilat janë braktisur nga qytetarët.