Ngjarja në Elbasan,Grupi i Xhuvanit qëlloi mbi furgonin e PD-së

0

Ndërsa orët kalojnë, zbardhen detaje në lidhje me përplasjen me armë që ndodhi në Elbasan ku dhe mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, eksponent i PS-së në këtë qark dhe njeri i afërt i Taulant Ballës.

Përplasja është zhvilluar mes dy grupeve, pasi PD ka bërë njoftimin në sallën e policisë për persona që po ndanim vlera monetare në këmbim të votës.

Dyshohet se mbështetësit e PD-së kanë kapur një makinë të PS-së që po shpërndante para në këmbim të votës. Pas konstatimit të makinës është thirrur edhe policia.

Mësohet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Abert Nushi dhe disa efektivë të Shqiponjave.

Pas mbërritjes së policisë, në vend ka ardhur edhe një makinë me simpatizantë të PS-së. Me mbërritjen e kësaj makine në vendin e ngjarjes janë dëgjuar 16 të shtëna me armë të ndryshme.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri që njihej dhe me nofkën, Kel Çami. Ai është i njohur për policinë pasi ka qenë një nga personat që u përplasën me policinë te Tregu Ushqimor në Elbasan duke thyer postbllokun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu