Një vajzë denoncon bashkëshortin, aksidentohet fëmija i mitur…

0

Një 40-vjeçar u arrestua nga policia pasi aksidentoi një djalë të mitur, teksa lëvizte me një motomjet, pa leje drejtimit.

I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Demokracia”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, tha policia.

Ndërkohë, policia arrestoi për “Dhuna në familje”, shtetasin Xh. M., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu