Njëri te Infektivi tjetri te Shefqet Ndroqi, shuhet çifti i bashkëshortëve brenda ditës nga Covidi

0

 

Pas çdo vdekjeje nga COVID19 qëndron një histori dhe e tillë është edhe kjo që ka rrëfyer ish-moderatorja Albana Osmani.

Burrë e grua, janë ndarë nga jeta brenda të njëjtës ditë pasi kanë humbur betejën me COVID19, njëri tek spitali Infektiv dhe tjetri tek Shefqet Ndroqi. Çifti, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur nga moderatorja, në të shkuarën janë bërë pjesë e nismës “Ti je një luledielli”, e themeluar nga Osmani, aty ku duket se bukuroshja e ekranit është njohur me dashurinë e tyre.

“Ata ndërruan jetë të dy në të njëjtën ditë. Njëri në QSUT, tjetri tek Shefqet Ndroqi. Ata ishin thjesht, dy ëngjëj. U prehshi në paqe. Kaq shumë u deshën në tokë sa dhe në qiell shkuan në të njëjtën ditë”,-shkruan Osmani bashkëngjitur fotos ku çifti, burrë e grua pozojnë duke qeshur.

POSTIMI I PLOTE NE INSTAGRAM:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu