Njihuni me 28-vjeçaren që jeton në furgon, edhe pse fiton 300 mijë dollarë në vit

0

Jasmine Wilson është 28-vjeçarja e cila adhuron aq shumë udhëtimet saqë jeton në një furgon.

28-vjeçarja edhe pse fiton 300,000 dollarë në vit preferon që shtëpia e saj të jetë furgoni i adhurueshëm me të cilin ajo udhëton gjithandej, shkruan InfoWebTv.

Periudha e karantinës ka qenë shtysa që ajo të marrë këtë vendim.

“Mua gjithmonë më kanë pëlqyer shumë udhëtimet rrugore sepse nëna ime përdorte makinën nga Michigan në Kaliforni shumë herë në vit për të vizituar familjen”, thotë Jasmine.

Mjaftuan dy muaj që Jasmine të akomodohej në furgonin e saj, i cili përfshin instalimin e një shtrati të madhësisë së plotë, një monitor për lojëra, një lavaman të palosshëm, si dhe kamera sigurie.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu