Njihuni me lidhjen familjare të Alban Ramosaj me këngëtaren e njohur

0

“Thikat e mia” të Alban Ramosajt triumfoi mbrëmjen e djeshme duke bërë që këngëtari të shpallej fitues i edicionit të 22-të të “Kënga Magjike”.

Ky projekt muzikor rrëmbeu gjithë dashurinë e jurisë, kolegëve dhe publikut duke lënë në vend të dytë Flori Mumajesin dhe Klajdi Harurin me “E para” ndjekur më pas në vendin e tretë nga këngëtarja gjeorgjiane, Nutsa.

Për fitoren e Albanit, kanë vërshuar urimet dhe përgëzimet nga miqtë e kolegët e tij, mes të cilëve edhe Nora Istrefi. Këngëtarja ka uruar Albanin përmes një postimi në InstaStory, ku dhe ka zbuluar se ka lidhje familjare me të.

“E lumtur për kushon.”, ka shkruar Nora krahas fotos së Albanit në skenë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu