Nuk ka më “Ibrakadabra”/ Suedia i mbyll dyert Ibrahimoviçit

0

I intervistuar nga gazeta Aftonbladet trajneri aktual i Suedisë, Janne Andersson, është shprehur se çështja e rikthimit të Ibrahimoviç në kombëtaren suedeze është e mbyllur. Ai shprehet se pas kampionatit Europian ata kanë biseduar dhe nuk ka asnjë mundësi që Ibrahimoviç të kthehet.
“Disa njerëz më thanë se pas asaj fotografie kishte një plan. Por nuk e kuptoj se çfarë do të thotë, nuk dua të harxhoj shumë energji për këtë. Kanë kaluar katër vjet e gjysmë që kur ai tha se e kishte mbaruar karrierën e tij në ekipin kombëtar. Ne biseduam pas Kampionatit Evropian. Janë shumë lojtarë që kanë marrë të njëjtin vendim dhe unë kam respektin më të madh për ta. Pra, çështja është mbyllur për mua”.
Dyert e ekipit kombëtar të Suedisë duken të mbyllura për Ibran, por vështirë se qendërsulmuesi kuqezi do të dorëzohet. Ai do të bëjë gjithçka për të bindur Anderssonin që të tërhiqet dhe t’i japë një fanellë në ekipin kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu