Kryeministri Hoti:”Përballë botës jemi faqebardhë”.

0

Pas izolimit të Thaçit, Veselit dhe Krasniqit në dhomat e paraburgimit të Hagës , kryeministri Hoti njoftoi sot mbledhjen e qeverisë.
Kryeministri i Kosovës është shprehur se përveç se po lufton ndaj Covid-19-ëts, Kosova po përballet dhe me sfidën e konsolidimit të republikës dhe mirëfunksionimin e instuticioneve.
Ai thekson se para botës Kosova do të dalë faqebardhë.
“Falënderojmë vendet mike që na kanë ndihmuar në shtet-formimin e Kosovës. Jemi shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Në këto kohë të vështira ku krahas Covid, ne po ballafaqohemi edhe me sfidën e formimit institucional për stabilizimin e republikës. Jam i bindur që para botës do të dalim faqqebardhë. Në situatën e krijuar duhet të ruhet stabiliteti i shtetit për sa i përket ushtrimit ë kompetencave kushtetuese, ne zotohemi se do të punojë me ndershmëri. Do të bashkëpunojmë me të gjithë instancat përkatëse dhe partnerët ndërkombëtarë. Presim nga të gjithë që të demonstrojnë kulturë të lartë demokratike, Jemi të bindur që pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe’, tha Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu