Nuk pati gola, por alkool dhe kërcim mbi tavolina. Shihni si tifozët britanikë u “tërbuan” mbrëmë në sheshin “Skënderbej”

0

Jo vetëm në Londër pati një entuziazëm të jashtëzakonshëm tifozësh për ndeshjen Angli-Skoci, por edhe në Tiranë.

Shumë tifozë të Anglisë, por çuditërisht edhe të Skocisë, ishin grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, ku ndoqën ndeshjen në ekranin gjigant dhe u dëfryen duke ngrënë, pirë dhe kërcyer mbi tavolina.

Derbi britanik mes Anglisë dhe Skocisë u mbyll në paqe. Sfida e zhvilluar në Wembley përfundoi në barazim pa gola, megjithë përpjekjen e “Tre Luanëve” për të marrë kualifikimin që në këtë ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu