Vrau 1 person dhe plagosi 13 të tjerë, arrestohet 19-vjeçari

0

Një sulm me armë në lagjet periferike të Phoenix në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 13 të plagosur, si dhe panik te banorët e zonës.

Policia konfirmon se një person që udhëtonte me një makinë qëlloi me armë ndaj kalimtarëve përpara se të ndalohej nga autoritetet. Personi ka shumë të ngjarë të ketë qëlluar rastësisht në të paktën tetë vende të ndryshme rreth Phoenix, në një sulm të furishëm që zgjati një orë e gjysmë.

“Nuk e dimë shkakun dhe nuk kemi asnjë motiv apo ide se çfarë e shtyu autorin të bënte këtë gjë”, u shpreh zyrtari i policisë, Brandon Sheffert.

Autori i ngjarjes, 19 vjeçari Ashin Tricarico u arrestua nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu