Nxënësit me th*ikë në shkollën e Lukovës, pas tragjedisë në Tiranë policia nis verifikimet

0

Tragjedia që i mori jetën 14-vjeçarit në Tiranë mund të ishte paraprirë nga një ngjarje e ngjashme, 250 kilometra larg kryeqytetit, në fshatin Lukovë në Himarë.

Një fëmijë 12 vjeçar i drejtoi thikën një bashkëmoshatari brenda shkollës, por edhe pas thirrjes së prindërve për hetime dhe për verifikime, stafi pedagogjik dhe policia nuk mori asnjë masë.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Marius Sosoli, nga fshati Lukovë, i cili tha se djali i tij është kërcënuar me thikë brenda shkollës së fshatit, më datë 29 tetor 2024. Sipas tij, djali është 11 vjeç, ndërkohë që “autori” është 12 vjeçar. “Iu drejtova Fiksit se djali më ka ardhur me shenja nga shkolla. Kam foto të tij dhe tani s’do të shkoj më në shkollë. Në fund të tetorit erdhi dhe më tha se i drejtuan thikën. Telefonova mësuesen dhe ajo s’dinte gjë. Ai personel nuk kujdeset për fëmijët dhe kemi frikë” thotë denoncuesi.

Sipas tij, edhe pas kërcënimit me thikë, djalin e kanë rrahur brenda shkollës. “Ata të shkollës nuk më tregojnë se çfarë ndodh. As kur e rrahin dhe as për ndonjë gjë tjetër. Ata nuk e kanë vlerësuar ngjarjen dhe nuk kujdesen për sigurinë e fëmijëve” thotë denoncuesi, ndërkohë që shton se djali i ka thënë se, kur e kanë kërcënuar me thikë, ka shkuar polici në shkollë dhe atë e bashkëshorten nuk i kanë lajmëruar.

“Në datë 19 nëntor në fshat ishte polici dhe djali e pa e më tha se ky është polici që më pyeti. Erdhi inspektori dhe më kërkonte llogari që të mbaja mirë djalin. I thashë kur i nxorën thikën s’e hetuan dhe ai as nuk e dinte. Më pas më la takim në daë 20 nëntor që të takonim stafin e shkollës” thotë ai. Në fund shton se vendosi të denoncojë tani për shkak të tragjedisë në Tiranë dhe frikës se mos ngjarja mund të përsëritet. “Kemi frikë ta çojmë në shkollë. Ai s’do të shkojë më në shkollë, kur i them do të marr me vete në punë vjen me shpejtësi” thotë ai.

Pas ankesës, Mariusi shkon në Shkollën 9-vjeçare në Lukovë dhe te dera e shkollës takon inspektorin e policisë së zonës. Në korridor polici i thotë se duhet të presë dhe ai vetë hyn dhe qëndron 16 minuta në zyrën e drejtorit të shkollës. Më pas denoncuesi futet dhe atje gjen drejtorin, policin, mësuesen kujdestare dhe 1 nxënës të moshës së djalit të tij.

Në biseda dhe dabate, të gjithë pranojnë se është përdorur thikë brenda shkollës dhe askush s’ka marrë masa. Madje, i kërkojnë shpjegime prindit se përse nuk e ka denoncuar atëherë por kujtohet tani. Madje ata “akuzojnë” edhe djalin e tij se është problematik dhe shumë i lëvizur.

Tashmë, pas tragjedisë së Tiranës, polici dhe stafi pedagogjik diskutuan këtë çështje por shkolla s’ka as oficer sigurie dhe as psikologë. Megjithatë, drejtori ndryshe nga sa deklaroi në atë takim, para kamerës mohon të ketë pasur thikë. “Hiç gjë ka ndodhur, e vetmja gjë që fëmijët diçka u ngatërruan me njëri-tjetrin dhe mbaroi filmi. Në datën 5 u bë incidenti, në datën 6 thirrëm inspektorin e zonës e zgjidhëm problemin! Ai është incidenti, nuk e kemi parë, nuk na tha njeri asnjë gjë. Kemi dëgjuar prindin, prindi ka marrë në telefon në orën 7 të pasdites. Nuk e pa asnjë thikën, nuk e pa asnjë” thotë ai.

Fiksi e pyet se çfarë mase është marrë tani pas asaj ngjarje, teksa ai përgjigjet se “kemi marrë masa, duke filluar që nga kontrollet e çantave”. Më tej shton se nga ballafaqimi me policin, rezultoi se prindi gënjente. “Nuk ka shans me atë fëmijë që ta prekë dikush. Pse i kërkuan detyrat e shtëpisë” pohon ai, teksa gazetarët e pyesin nëse kanë lajmëruar Zyrën Vendore të Arsimit Himarë apo Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar në Fier. Drejtori përgjigjet se jo, “sepse e quajtëm diçka që nuk qëndron. Kam lajmëruar inspektorin e zonës. Nuk e pamë të arsyeshme”. Në fund, shton se shkolla s’ka oficer sigurie dhe psikologë, ku këto role i kryen stafi pedagogjik, i cili lejon policin e zonës të pyesë fëmijët pa praninë e psikologëve dhe prindërve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu