Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së tij për të shpallur si antikushtetuese dy masat e sigurisë ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit për të dalë jashtë shtetit.
Berisha e quajti vendimin e Kushtetueses si një “kapitull të ri turpi”, që sipas tij është dikuar nga politika.
Deklarata e Berishës:
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti.
Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët.
Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej.