O Enver, o Hitler…. Burri hipën tek Rrapi i Bezistanit në qendër të Elbasanit dhe thotë do hidhem

0

Ngjarje e pazakontë në qendër të Elbasanit. Një burrë ka hipur tek Rrapi i Bezistanit dhe thotë: Do hidhem…

Situata ka tërhequr vëmendjen e qindra qytetarëve. Ndërkohë ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësit.

Një nga zjarrfikësit ka hipur në një krah të zjarrfikëses dhe është ngjitur në pemë duke futur në kosh shtetasit që vazhdimisht thërriste: O Enver, o Hitler, o Edi Rama…

Më pas ai është shoqëruar në komisariat nga policia.

Ende nuk dihen shkaqet që e detyruan burrin të hipte në pemë. Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu