Olhats:” Sa i mirë është Messi në fushë, aq i keq është jashtë saj. Kancer për ekipin”.

0

Eric Olhats, ish-agjent i futbollistit Antoine Griezmann, ka shpërthyer në akuza kundrejt Leo Messit.
Për “France Football” dhe shprehet se sulmuesi argjentinas e ka pritur keq kampionin e botës te Barcelona, çka ka sjellë pasoja edhe për paraqitjen e tij.
“Antoine shkoi në një klub të vështirë, ku Messi ka gjithçka në vëzhgim. Ai është në të njëjtën kohë perandor dhe monark. Messi nuk e pa me sy të mirë afrimin e Griezmann te Barcelona. Qëndrimi i tij ka qenë jo i mirë dhe e ka bërë atë të ndihet keq. E kam dëgjuar Antoine gjithmonë të thotë se nuk ka asnjë problem me Messin.
Në sytë e mi, Messi tha se donte të largohej për të parë se çfarë roli kishte si një lojtar vendimmarrës, në lidhje me ata që u afruan dhe u largua. Në fund qëndroi, klasike e Messit. Sa i mirë në fushë, aq i keq jashtë saj. Barcelona ka vuajtur për një kohë. Ishte një kancer në atë klub dhe duket qartazi që ka lënë disa shenja. Është klubi i sëmurë, jo ai.
Kur Antione shkoi atje, Messi nuk i fliste dhe nuk i pasonte. U krijua një traumë reale dhe ishte një ambient i vështirë që ai të përshtatej. Qartazi ajo situatë la gjurmë tek ai. Ishte e qartë dhe e dukshme. Pastaj shto edhe faktin që u largua presidenti, pësuan tetë gola nga Bayern Munich dhe tre trajnerë janë larguar. Kushtet nuk janë të mira”, është shprehur Olhats.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu