Opsioni vetëdrejtues i Teslas shkakton aksidentin fatal,humbin jetën dy persona

0

Duket se makina Tesla nuk është aq e sigurtë sa mendohej.Dy persona humbën jetën teksa udhëtonin me makinën e tyre Tesla,por në vendin e shoferit nuk kishte asnjë prej dy personave.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas,SHBA ku tregohet se makina është përplasur me një pemë dhe ka marrë flakë.

Policia ka thënë se automjeti po udhëtonte me një shpejtësi të lartë kur nuk arriti të kalojë një kthesë të fshehtë, duke dalë nga rruga dhe duke goditur më pas pemën. Një person u gjet në sediljen e pasagjerit dhe një tjetër në sediljen e pasme të automjetit.

Autoritetet dyshojnë se automjeti ishte autonom ndërkohë që Tesla ende nuk ka reaguar lidhur me këtë ngjarje. Aksidenti vjen në një kohë kur kompania e Elon Musk po përgatitet të nisë softuerin e përditësuar vetëdrejtues për më shumë klientë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu