Luhatje të vazhdueshme të energjisë elektrike në Elbasan.
Gjatë ditës së sotme, energjia është ndërprerë disa herë duke shkaktuar probleme tek familjarët dhe institucionet.
Sipas njoftimeve të bëra në redaksinë e infowebtv, disa qytetarë janë ankuar se luhatjet e energjisë kanë djegur elektroshtëpiaket. Ndërkohë edhe nga bizneset raportohen dëme të shkaktuara nga kjo avari.
I papërgjegjshëm duket fakti se qytetarët nuk janë njoftuar për këto ndërprerje. Madje as institucionet që të gjithë veprimtarinë e tyre e kanë të bazuar në sistemin kompiuterik.
Kur bëhet fjalë për respektimin e kontratave, OSSHE të ndëshkon rëndë, madje edhe me burg. infowebtv