Pak ditë pasi u zgjodh kryeministër, Kurti ‘braktis’ apartamentin 60 m katrorë në mes të Prishtinës dhe zhvendoset në shtëpinë private

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndryshuar vendbanim ditëve të fundit.

Kurti i cili ishte duke banuar në një banesë te parku i qytetit rreth 60 m katrorë, tashmë ka vendosur të jetojë në një shtëpi private të marrë me qera në lagjen “Taslixhe”, të Prishtinës.

Fqinjët e rinj të kryeministrit Kurti thonë se ai shtëpinë e ka marrë me qira. Ndërkaq, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Kanal 10 se nuk mund të jap informata për shkaqe sigurie.

Kryeministri Kurti  më herët kishte deklaruar se banon në një banesë me qira, e cila ishte rreth 60 metra katror.

Kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime në emër të bashkëshortes.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), Kurti nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu