“Palmer po del në pension, ai nuk paguan taksat e shqiptarëve”, revoltohet Monika Kryemadhi ndaj Matthew Palmer

0

Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se  zv.ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që të mos djege mandatet, por që kjo nuk e ka dëgjuar.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi, ka thënë se ajo është qytetare e Shqipërisë dhe nuk do të dëgjojë asnjë, se çfarë duhet të bëjë.

“Palmer më mori në telefon dhe më tha që të mos djeg mandatet, por unë se pyeta, jam qytetare e Shqipërisë. Sa palmera dhe palmolive do hyjnë në Shqipëri… Palmer po del në pension, ai nuk paguan taksat e shqiptarëve.”– ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu