Shqipëria triumfon kundër Andorrës me një gol të vetëm

0

Ermir Lenjani ka shënuar golin e parë dhe të vetëm të mbrëmjes së sotme kundër Andorrës, në minutën 41 të pjesës së parë.

Në këtë mënyrë Shqipëria ka bërë një nisje të mbarë të ndeshjeve kualifikuese të vlefshme për Katar 2022.

Sicc tha dhe vetë trajneri Edi Reja, nuk ka kohë për eksperimente kundër Andorras, duke lënë të kuptohet se nuk tolerohen gabime me skuadrat e vogëla, në mënyrë që të luftohet deri në fund për objektivin e vështirë që është një nga dy vendet e para.

Këtë të diel, kombëtarja pret në stadiumin “Air Albania” skuadrën e Anglisë, një sfidë tepër e vështirë, ku kuqezinjtë kanë premtuar të japin maksimumin.

Aktualisht, Shqipëria mban vendin e dytë në grup me pikë të njëjta me Anglinë e vendit të parë, që është dhe favoritja e grupit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu