Pamje tmerruese! Makinat përplasin këmbësorin dhe largohen me shpejtësi

0

Një automjet ka përplasur një këmbësor, 20 vjeçar teksa po ecte në një rrugicë të banuar në zonën Bromford, Birmingham.

Pamjet e përplasjes kanë qarkulluar në rrjete sociale dhe kanë marrë më shumë se 60,000 shikime.

Në video duket një burrë i veshur me të zeza që vrapon drejt një makine të bardhë, e cila ka një xham të thyer dhe fillon të ngadalësojë lëvizjen.

Teksa burri i afrohet makinës së bardhë, një tjetër vjen drejt tij duke e përplasur. Njëra prej këpucëve të burrit  fluturon në ajër prej goditjes së fortë. Më pas ai është zvarritur në rrugë disa metra ndërsa makinat janë larguar me shpejtësi.

Ky aksident vjen vetëm pak ditë pasi një 64 vjeçar vdiq pasi mori një goditje teksa vraponte në zonën e njohur me emrin Stechford.

Zëdhënësi i policisë së West Midlands ka njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje kanë filluar të kryhen hetime të hollësishme për të mësuar më shumë për rrethanat dhe shkaqet. I aksidentuari ka marrë goditje të forta por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu