Tronditëse/Kanibali i Guindalera ushqehet 15 ditë me trupin e nënës së tij

0

Djali  kanibal po gjykohet për vrasjen dhe copëtimin e trupit të nënës së tij . Në një gjykatë në Spanjë u dëgjua se Alberto Sanchez Gomez, 26 vjeç, kishte qenë shpesh i dhunshëm ndaj nënës së tij Maria Soledad Gomez, 66 vjeç.

26-vjeçari i cili është quajtur në mediat lokale si “Kanibali i Guindalera”, po gjykohet për vrasjen e nënës së tij në lagjen Guindalera të kryeqytetit të Spanjës Madrid në Shkurt 2019.

Gomez ka pranuar se kishte mbytur nënën e tij për vdekje, gjithashtu trupin e saj e kishte coptuar dhe e kishte ngrënë për 15 ditë. Pjesët e trupit që ai nuk pëlqente ia jepte qenit të tij.

Oficerët raportuan se gjymtyrët e viktimës ishin mbështjellë me qese plastike dhe ishin lënë të shtrira nëpër dhoma të ndryshme, disa pjesë ishin në frigorifer dhe disa copa ishin të gatuara në një tigan. Disa policë thuhet se ishin sëmurur për shkak të erës së keqe dhe tmerrit që ata panë me sy.

Prokurori po akuzon Gomez për vrasje dhe përdhosjen e një kufome dhe ai po përballet me 15 vjet e pesë muaj burg.

Besohet se ai kishte një debat me nënën e tij para se ta mbyste atë, pastaj e mori trupin e saj të pajetë në dhomën e gjumit ku filloi ta copëtojë atë. Sipas mediave lokale, gjykata beson se i dyshuari vuan nga një sëmundje mendore, ndoshta çrregullim i personalitetit kufitar dhe po përdorte drogë në atë kohë.

I pandehuri dhe oficerët e policisë që gjetën trupin e copëtuar pritet të dëshmojnë të martën në gjykatën provinciale të Madridit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu