PAMJET nga shpërthimi i bombolës së gazit ku u lënduan tre persona, flasin banorët: Kur u mblodhëm pamë që familjarët ishin të gjakosur…

0

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos të Fierit duke shkaktuar  plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Grizë’ dhe tre personat që gjendeshin brenda banesës, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të djegieve trupore që kanë pësuar.

Burime pë Faxnews, bëjnë me dije se të plagosurit janë, Fatmir Saliaj 69-vjeç,  Ylvie Saliaj 67-vjeç si dhe  Daniela Shpërdheja 40-vjeçe.

Banorët pranë banesës ku pati rrjedhje të bombolës së gazit në Patos kanë treguar zhurmën e madhe që dëgjuan nga shpërthimi.

“E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di. Dëgjova që po qanin, i thashë o burrë është te Fatmiri se e kam kunat, e kam vëlla. U mblodhëm ne, çfarë të shihje, gjak nga fytyra, gjak të vrarë. Është ballkon përjashtë, bomba ka qenë nga jashtë. Vajza është më keq.

Dëgjova një zhurmë, e madhe. Më vonë, çerek ore më thotë një shok, plasi bomba. I morën i çuan me urgjencë në spital”, thanë banorët.

Njoftimi i Policisë: 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu