Pandemia/ Elbasani për të dytin vit pa aktivitete madhështore. Por tradita vazhdon… Flasin qytetarët

0

Dita e Verës mbetet festa mbarëpopullore më e madhe në shkallë vendi me epiqendër në Elbasan.

Festa pagane e ka origjinën nga thellësia e shekujve që në kohën kur të parët tanë i faleshin perëndive.

Në atë kohë Dita e Verës identifikohej me perëndeshën Diana Candeviensis e cila ishte perëndi e gjelbërimit, luleve, mirësisë dhe bollëkut. Qendra e festës ka qenë Çermenika. Por më tej ajo u zhvendos në Elbasan ndërsa festa në mbarë Shqipërinë e madje edhe në trojet shqiptare.

Festa ka ritet e feta që përmblidhen me përgatitjet, gatimet, këngët, dhuratat, ëmbëlsirat etj.

Kjo festë i mbijetoi shekujve për të mbërritur e bardhë në ditët tona.

Vitet e fundit Dita e Verës është festuar me madhështi në Elbasan.  Janë organizuar aktivitete nga më të larmishme si karnevale, koncerte, lojëra popullore, panaire etj. Ishte kthyer në zakon që në Elbasan të vinin nga të katër anët e trojeve shqiptare.

Por pandemia duket sikur e ka stopuar pak bukurinë e festës thjeshtë dhe për shkak të mungesës së aktiviteteve. Megjithatë bashkia Elbasan është përpjekur të zbukurojë qytetin dhe në sheshin kryesor janë ngritur shtëpiza që shesin suvenire simbole të Ditës së Verës. Ndërkohë elbasanasit kanë hapur dyert dhe po presin të afërm, shokë e miq si përhera.

Po si po e presin sivjet vetë qytetarët elbasanas këtë festë? Ndiqni intervistat e realizuara:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu