Pandemia nuk e pengoi 22-vjetorin e këngëtares Diona Fona/ Polica gjobit të gjithë të ftuarit

0

Pandemia nuk e pengoi 22-vjetorin e këngëtares Diona Fona, që të shoqërohej me një organizim festiv. Ishte vetë vajza e ditëlindjes ajo që publikoi pamje nga festa, ku shfaqeshin ndër të tjera, edhe shumë të ftuar. Në mbrëmje ishte i pranishëm edhe këngëtari pejan, Dani, i cili këndoi disa nga këngët e tij më të njohura.

Teksa nuk u përpoq aspak ta fshihte, festa e Dionës duket se është pasuar nga një gjobë për të gjithë të pranishmit. Sipas Prive, në organizimin e këngëtares ka ndërhyrë policia dhe si rrjedhojë gjithë të ftuarit janë gjobitur me nga 200 euro.

Nëntorin  e vitit të shkuar, Diona Fona u infektua me Covid, diçka që e bëri me dije personalisht, përmes një videoje në InstaStory, ku shfaqej me maskë, teksa  sqaronte se nuk kishte qenë aktive ato ditë, pikërisht sepse ishte infektuar. Ndonëse virusi nuk e përkeqësoi gjendjen e saj shëndetësore, artistja u bëri thirrje të gjithë atyre që po e ndiqnin në rrjetet sociale që të bënin kujdes, për veten dhe familjarët.

“Kjo nuk është lojë”, do të shprehej Fona ndër të tjera, një deklaratë kjo që si për ironi të fatit do të vinte pak para se vetë Diona të thyente rregullat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu