Vëllai vret motrën 12-vjeçe akidentalisht, policia arreston xhaxhain për armëmbajte pa leje

0

Ka ndryshuar dinamika e ngjarjes së rëndë ku si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka humbur jetën një 12-vjeçare në Shkodër ditën e djeshme.

Ditën e djeshme u raportua se 12-vjeçarja ka vrarë veten aksidetanlisht, ndërsa policia sqaron se shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Policia ka arrestuar xhaxhain e 12-vjeçares, pasi akuzohet se mbate armë pa leje në banesë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu