Pandora Papers: Tony Blair ka fshehur një ndërtesë me vlerë 7.6 milion euro në parajsat fiskale

0

Rrjedhja më e madhe e dokumenteve nga parajsat fiskale zbulon se ish-kryeministri britanik Tony Blair, ka shmangur një shumë të konsiderueshme taksash.

Ish-këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Blair, për vite të tëra ka folur publikisht kundër shmangies së taksave, por dokumentet e publikuara nga ICIJ zbulojnë se Blair dhe bashkëshortja e tij kanë në pronësi një ndërtesë me vlerë 7.6 milion euro, kur blenë një kompani offshore nga familja e ministrit të Turizmit dhe Infrastukturës në Bahrain, Zayed bin Rashid al-Zayani.

Duke blerë aksionet e kompanisë, dhe jo direkt ndërtesën, Blair dhe gruaja e tij Cherie kanë arritur të shmangin rreth 400,000 mijë dollarë në taksa, raporton Newsbomb.al.

Të dyja palët mohuan të kishin dijeni për këtë transaksion, ndërsa kompania është tashmë e mbyllur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu