Me kokën ulur dalin përpara gjyqit/ Pritet masa e sigurisë për 3 infermieret dhe sanitaren tek “Shefqet Ndroqi”

0

Kanë dalë këtë të mërkurë përballë gjykatës 3 infermieret dhe 1 sanitare të cilat u arrestuan të hënën e 8 shkurtit në spitalit Shefqet Ndroqi, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në aferën korruptive të rastit ‘Tire’.  4 të pandehurat janë paraqitur sot në sallën e gjyqit ku pritet të merret masa e sigurisë. 4 të akuzuarat qëndrojnë me kokën poshtë në sallën e gjyqit duke fshehur fytyrën nga kamerat të cilat po regjistrojnë brenda ambientit të gjykatës së Tiranës.

Ndërkohë nga ana tjetër Prokuroria kërkon masën e sigurisë arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren e arrestuar në spitali Covid për korrupsion.

Sipas prokurorisë zbardhja e tabulateve telefonike dhe transkriptimi i mesazheve të telefonit të Tire Alldervishi ka zbuluar skemën e mashtrimit mes te arrestuarve. Sipas informacioneve, bëhet e ditur  se prokuroria ka sekuestruar edhe kartela mjekësore.

Sipas zbërthimit të telefonit sanitarja, ka pasur komunikime të shpeshta me familjarë të pacientëve dhe infermieret e arrestuar

Alldervisht i ka ardhur një sms nga Sheqer Koci: Tire ndërroje pacientin në katin e tretë se kafen ta jap pastaj.

Prokuroria ka pyetur një nga pacientet e cili përballë hetuesve ka thënë se nuk i mban mend personelin e spitalit, por ka thënë se e njeh shtetasen Sheqërie Koci dhe ka pranuar se i ka dhënë bakshish por pa dhënë detaje te tjera.

Tire Alldervishit, i shkruan infermiere Mira Bushit: Kam hyrë mik tek Ana, mos kam prishë punë, nëse po të kërkoj ndjëse

Bushi: s’ka gjë ne punojmë bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu