Parashikoi tërmetin apokaliptik në Turqi, gjeologu i njohur ‘trondit’ botën: Do ketë të tjerë, çarja e Anadollit po i afrohet…

0

Disa rajone në Turqi u goditën mbrëmjen e djeshme nga një lëkundje e fuqishme tërmeti, e magnitudës 5.3 e shkallës rihter, që përhapi jo pak panik mes banorëve në Dijarbakr, Antalia dhe Malatya.

Duke folur në mediat turke në lidhje me këto lëkundje, gjeologu Prof. Dr. Naci Görür, paralajmëroi se të tjera do të pasojnë, jo vetëm në zonat e sipërcituara, por edhe në Adana, Kayseri, Adyaman dhe Hakkari.

Kjo, sipas Görür, lidhet me faktin se këto provinca janë afër rajonit ku shtrihet edhe Anadolli Lindor. Ndërkohë, lëkundje më të lehta janë regjistruar në Dijarbakir, ku është raportuar një tërmet me magnitudë 4.2 ballë në thellësinë 16.81 kilometra. Pas saj, lëkundje janë regjistruar edhe në Antalia dhe Malatia.

“E kam deklaruar edhe më parë se nuk do të ishte e habitshme nëse në këtë rajon do të ndodhin tërmete të kësaj natyre. Është shumë e natyrshme. Tani rajoni i Anadollit Lindor është i ndarë nga brezi malor Bitlis-Zagros në pllakën arabe e cila është vazhdimisht duke lëvizur drejt veriut, në drejtim të Euroazisë. Shumica e Anadollit po i afrohet Greqisë. Nëse periudha e përsëritjes është 500 vjet, atëherë fuqia do të grumbullohet dhe do të ketë një tjetër tërmet shkatërrimtar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu