Pasi u infektua me Covid 3-vjeçari pësoi goditje në tru

0

Mjekët e Misurit, SHBA, janë përballur me një rastë të rrallë të një djaloshi 3-vjeçar i cili pasi u diagnostifikuar me Covid-19 përsoi goditje në tru.
Mjekët nuk e përjashtuan mundësinë e të paturit një lidhje mes efekteve neurologjike dhe pandemisë së koronavirusit.
Vogëlushi, Colt Parris është duke u rikuperuar që të enjten, në Spitalin e Grave dhe të Fëmijëve në Universitetin e Misurit, në Columbia, pasi pati një mpiksje në trurin e tij. Mjekët janë optimistë që vogëlushi do ta kalojë të gjithën këtë pa efekte dhe pasoja të mëtejshme.
Dr. Camilo Gomez, një neurolog në spital, tha se mjekët po shqyrtonin shkallën e lidhjes midis Covid-19 dhe problemeve neurologjike.
Një studim i 214 pacientëve në fillim të këtij viti në Ëuhan, Kinë zbuloi se më shumë se një e treta kishin shfaqje neurologjike të sëmundjes, duke përfshirë humbjen e vetëdijes dhe goditjen në tru. Mjekët amerikanë gjithashtu kanë dokumentuar dhe studiuar mpiksjen dhe goditjet e gjakut në mesin e pacientëve me Covid-19.
Colt doli pozitiv për antitrupa Covid-19 dhe orë më vonë humbi aftësinë për të lëvizur krahun dhe këmbën e djathtë, tha nëna e tij, Sara Parris për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu