Përdhunimi në grup në Palermo/ Zbulohet VIDEO, i riu që e filmoi nuk shfaq pendesë: Ia dërgova kujt i duhej

0

ITALI- Hetimet për përdhunimin e 19-vjeçares nga 7 të rinj në Palermo, vijojnë. Autoritetet kanë rënë në gjurmët e videos tronditëse që u filmua nga autorët gjatë aktit me adolesheten.

Avokatët kanë përshkruar “vuajtjet” në fytyrën e viktimës, një moment në të cilin ajo bërtet fort, ato në të cilat vazhdimisht bie përtokë, bërtet “mjaft, mjaft, nuk duroj dot më”, dhe sulmuesit në vend që të ndalojnë tallen me të dhe vazhdojnë ta abuzojnë, duke iu përgjigjur: “Mund ta bësh”.

Dhe ndoshta ajo që përçon më së miri pamjet tronditëse janë vetë deklaratat e njërit prej të dyshuarve, atij që ka xhiruar videon, i cili e shpërndau në Whatsapp me të tjerët, shkruajnë mediat italiane.

“Por tani po i eliminoj të gjitha, po ia dërgoj kujtdo që duhet t’ia dërgoj dhe do t’i eliminoj”, përgjigjet më i madhi nga shtatë të arrestuarit, si dhe autori i videos te shoku i tij. Një frazë që i bën hetuesit të besojnë se pamjet janë ndarë me dikë.

Hetuesit po konstatojnë se kujt mund t’i ketë dërguar pamjet i riu dhe për çfarë qëllimi. Ndërkohë, prefekti i Palermos i ka kërkuar komitetit të sigurisë së qytetit të shtojë kontrollet në lagjet më të rrezikuara.

Për “përdhunim masiv”, siç e quan autori i videos, karabinierët me tre urdhra të veçantë arrestuan Angelo Flores, 22 vjeç, djalin që filmoi skenën, Gabriele Di Trapani, 19 vjeç, Christian Maronia, 19 vjeç, Cristian Barone, 18 vjeç, Samuele La Grassa, 20 vjeç, Elio Arnao, 20 vjeç dhe RP, i mitur në momentin e ngjarjes, edhe nëse pak ditë më vonë ka mbushur 18 vjeç. Arrestimet u urdhëruan nga gjyqtarët hetues Clelia Maltese, Andrea Innocenti dhe, për Gjykatën për të Mitur, nga gjyqtarja Alessandra Puglisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu