Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Anton Kelit. Si e tranportonte Preng Gjinin

0

 

Rreth 3 muaj para ekzekutimit të Anton Kelit, Preng Gjinit, personit që iu bë atentat me tritol në mes të Tiranës shtatorin e kaluar, i kishte vdekur i ati. Ai ishte kthyer nga Turqia ku ndodhej për kurim pas plagëve të marra nga atentati, për të përcjellë të atin në banesën e fundit, ndërsa binte në sy sipas burimeve, afërsia e Anton Kelit me Gjinin, për të cilin thonë mësohet se kujdesej që të mos e linte të ekspozohej në publik.

Burime  bëjnë me dije se pasi ka përcjellë të afërmin në banesën e fundit, Anton Keli është nisur drejt Tiranës me automjetin e tij që shërbente si taksist, dhe në sediljen e parë ka qenë ulur një burrë i veshur me uniformë policie. Ky person ka qenë pikërisht Preng Gjini, thotë burimi, i cili mësoi më vonë se i ishte përgatitur atentat në Rubik. Por falë kësaj “strategjie” duke përdorur uniformën e forcave të rendit, Preng Gjini është kthyer në Tiranë i patrazuar, dhe më pas drejt Turqisë ku qëndron edhe me javë të tëra duke ndjekur terapi për njërin sy që i është dëmtuar nga tritoli.

Anton Keli , ka kryer disa herë rolin e transportuesit të Preng Gjinit, me të cilin kishte edhe lidhje të afërta gjaku. Puna e tij si taksist me vendqëndrim në afërsi të qendrës së Rrëshenit, dyshohet se ngjallte shqetësim tek ata që nuk e donin Gjinin të gjallë, pasi e konsideronin Kelin si informator tek të afërmit e tij. Anton Keli ka dyshime të forta të jetë ekzekutuar për shkak të këtij roli që ka pasur, gjë e cila nuk ka përbërë në asnjë rast precedent, diktuar kjo nga marrëdhënia e afërt familjare me Gjinët e fshatit Malaj në Mirditë, ndërsa burime nga grupi që hetoi ngjarjen as e pohojnë as e mohojnë.

Ndërkohë, organet e drejtësisë në Lezhë, nuk kanë asnjë pistë konkrete drejt të cilës do ti kishte çuar hetimet, duke mbetur një enigmë shumë e madhe vrasja e Anton Kelit, për mënyrën se si është qëlluar, dinamikën e saj por edhe motivet.

Anton Keli u qëllua për vdekje me armë me silenciator në afërsi të banesës së tij në qytetin e Rrëshenit dhjetorin e kaluar, ndërsa përveç personave të marrë në pyetje që janë lënë të lirë, nuk ka asnjë shoqërim apo të akuzuar. Vrasja që tronditi qytetin verior është ndër ngjarjet që pavarësisht bujës së ditëtve të para ku u lakuan emrat e personazheve të dy fiseve në hasmëri por që kurrë nuk u provua ligjërisht përfshirja e anëtarëve të tyre në krimet e rënda që kanë tronditur vendin, ka rënë në heshtje të plotë prej muajsh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu