Përplaset me një mjet, humb jetën 16-vjeçari që udhëtonte në motor (Dinamika e plotë)

0

 

Është zbardhur dinamika e plotë e njgjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme, si pasojë e të cilës humbi jetën një 16-vjeçar që udhëtonte në motorin e drejtuar nga një 18-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Burimet zyrtare kanë bërë më dije se motori është përplasur nga një automjet tip “Ford”, me drejtues qytetarin E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh. Ky i fundit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedural.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu