“Përse nuk i mbron Shqipëria të akuzuarit në Gjykatën e Hagës?”

0

Nga Anisa Bahiti

Tashmë kur kanë kaluar disa muaj nga arrestimi i autoriteteve më të larta të Kosovës dhe dërgimi i tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, për “krime lufte”, gjërat janë disi më të qarta.
Bëhet fjalë për disa dosje që përfshijnë akuza të viteve 1998-99 në Kosovë dhe në Shqipëri.

Nën akuzë janë vënë drejtues të lartë politikë të UÇK-së dhe disa ushtarakë. Mes tyre përmendim Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, deputetë pas viteve 2000 etj.
Tirana zyrtare dhe politike i ka dënuar arrestimet dhe i ka përkrahur ata, por në të njëjtën kohë, si Ponc Pilati, ka shprehur besimin se do të ketë “gjykim të drejtë” nga një autoritet i tillë gjyqësor. Këtu nis edhe hipokrizia politike e cila është edhe më thellë se kaq.

Kryeministri Edi Rama kudo që shkon, përmend Presidentin Thaçi si “babain e Kosovës” dhe mezi pret që ai të dalë i pastër e të kthehet i lirë. Pak a shumë, por me tone të zbutura, të gjithë politikanët e Tiranës, mbajnë të njëjtin qëndrim.

Ndërkohë janë dy çështje do të duhej që Tirana zyrtare të merrte qëndrim të qartë në këtë proces drejtësie.

E para; duket qartë se dosjet e Serbisë duan t’a bëjnë “pis” Shqipërinë me përdorimin e territorit të saj në vitet 98-99 nga UÇK.

E dyta; Hashim Thaçi është qytetar i Tiranës me pasaportë shqiptare, pra shtetas shqiptar. Njëherësh edhe Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. E njëjta gjë vlen për Rexhep Selimin. Ky i fundit ka vetëm një ndryshim. Është edhe qytetar i Kavajqs Mjafton një kërkim në regjistrin e gjendjes civile dhe vërtetohet fare lehtë.

Po përse atëhere Shqipëria jep mbrojtje verbale dhe nuk lëviz qoftë edhe gishtin ligjërisht?

E thjeshtë. Parimi i Ponc Pilatit!

Keqardhje me fjalë dhe me fakte nuk është puna ime, por e Kosovës. Nese do ishte kështu, dakord ka llogjike. Por të paktën mjaft me lot krokodili për çlirimtarët dhe për Kosovën!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu