Po pinte kafe, detajet si u vra shqiptari në Athinë. Lëvizte me antipumb e pistoletën plot

0

Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar pasditen e sotme në rrugën 30 Durrachio në Sepolia të Athinës. Viktima mësohet se quhet Aris Papas, ndërsa në momentin e krimit ka qenë duke pirë kafe në një lokal. Një person ende i paidentifikuar, i është afruar me një pistoletë dhe e ka qëlluar 8 herë në kokë dhe në gjoks, duke i marrë kështu jetën.

Së fundmi mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes si dhe të shkuarën kriminale të 34-vjeçarit të ekzekutuar. Sipas asaj që raportohet në mediat greke, Aris Papas i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve, e grabitjeve.

Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur ku edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë.

Viktima ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë.

Ndërkohë në fund të shkurtit 2021, viktima ishte arrestuar nga policia e DIAS në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike – i veshur me një jelek antiplumb, me një pistoletë Baikal plot me plumba!

Disa orë më vonë ai u dërgua në komisariat, ku foli për kërcënimet ndaj jetës së tij dhe u la i lirë në mesditë.

Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga disa të panjohur.

32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u përpoqën të shpëtonin në një taksi në të cilën lanë një armë kur u arratisën.

Ndërkohë ndaj shqiptari edhe në vitin 2008 ishte bërë një atentat për ta vrarë në zonën e Acharnon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu