Po punonte në rrugë, 40-vjeçari italian përplas rëndë shqiptarin

0

Një incident i rëndë në punë ka ndodhur në Brianza (Monza) Itali, ku një punëtor shqiptar është goditur nga një makinë.

Incidenti ndodhi natën midis së mërkurës dhe të enjtes në rrugën Sp6.

Shqiptari 33-vjeçar, rezident në Sesto San Giovanni, punonjës i firmës Aza Group, ishte në punë, duke rivizatuar shenjat e trafikut rrugor.

Pak pas orës 1.00 ai u godit nga një makinë që drejtohej nga një italian 40-vjeçar.

Testet e mëvonshëm treguan që italiani ishte nën efektin e alkoolit dhe tashmë është denoncuar për dëmtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Ai u operua me urgjencë për dëmtimet e marra dhe mjekët mbeten të rezervuar për shëndetin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu