Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës prej 500 eurove, arrestohet 30-vjeçari

0

Policia e Korçës  ka arrestuar  një 30 vjeçar në Pogradec duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Shtetasi me iniciale K.L, ju kishte premtuar kalimin në vendet e  BE-së kundrejt pagesës prej 500 eurove.

“Policia e Korçës në bashkëpunim me Policinë e Pogradecit në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë vënë në pranga K. L., 30 vjeç, banues në Korçë.

“Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 500 euro. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. L., në lagjen nr. 9, Korçë, është gjetur një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis.” njofton policia

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu