Polici tregon pse grabitësit e vranë nënën 20-vjeçare në Greqi

0

Dy ditë më parë një grup grabitësish i morën jetën një vajze 20-vjeçare në Greqi, duke shokuar mbarë opinionin publik.

Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe besohet se grabitësit dhe vrasësit e 20-vjeçares, Caroline janë autorë edhe të disa grabitjeve të tjera në Athinë.

Po ashtu ata kanë formuar një “listë të zezë” me 100 persona të dyshuar, të gjithë grabitës-kriminelë të ardhur në Greqi dhe me shtetësi greke, të cilët janë liruar nga burgjet dhe janë kthyer ilegalisht aty.

Polici, i cili ka marrë i pari në krahë foshnjën e 20-vjeçares hedh dyshime se përse autorët mund ta kenë vrarë të renë.

“Është e mundur që vajza të ketë parë karakteristikat e autorëve të krimit dhe kjo është arsyeja pse ata e vranë atë. Unë e konsideroj të pamundur që asnjë ADN e autorëve nuk është gjetur. Ata ishin aty për 30 minuta dhe duhet të ketë qenë thuajse e pamundur që të kenë sterilizuar gjithçka.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu