Policia arreston trafikantin shqiptar: Kishte 92 pako lëndë narkotike dhe një pistoletë në furgon

0

 

Një shqiptar 38-vjeçar në Greqi ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur teksa tranpostonte drogë nga Selaniku drejt Greqisë.

Sipas njoftimit të policisë greke, 38-vjeçari po transportonte lëndën narkotike të ndarë në 92 pako me automjetin e tij në aksin që lidh doganën e Evzonit me qytetin e Selanikut, me një kamion me targa shqiptare. Brenda në mjet u gjet dhe një pistoletë.

Lënda narkotike ishte ngarkuar në Selanik dhe kishte si destinacion Athinën. Hetimet e policisë do të gjejnë ‘porostitësin’ e drogës si dhe personin që e priste në kryeqytet.

38-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej anti drogës së Selanikut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu