Presidenti i Republikës, Ilir Meta, homazhe për Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku

0

Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij Ilir Meta, zhvilloi sot homazhe për Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku.
Ai e coilësoi atë si një “personalitet të jashtëzakonshëm, ushtarak model me një karrierë të shkëlqyer”.

Nderim dhe respekt mjaft të veçantë tregoi për Gjeneral Sallakun edhe qeveria turke e cila e solli atë me një avion të posaçëm në aeroportin e Rinasit.

Ja çfarë shkruan presidenti Ilir Meta me këtë rast:

Nuk mund të mos t’i jepja sot lamtumirën e fundit, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, një personalitet i jashtëzakonshëm, ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, i cili gjithmonë spikati për integritetin dhe vlerat e larta njerëzore e profesionale në shërbim të ushtrisë shqiptare, si dhe për humanizmin e dëshmuar ndaj qytetarëve në nevojë, cilësi që i shfaqi edhe gjatë përballimit të situatave të vështira të përmbytjeve dhe tërmetit.
Kam pasur fatin t’i njoh nga afër aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative për mbi tre dekada angazhim në Forcat e Armatosura, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse.
I paharruar kujtimi dhe vepra e çmuar e Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu