Presidenti Meta paralajmëron konferencë për mediat, ja çfarë pritet të ndodhë

0

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar konferencë për mediat sot në orën 12 e 30.

Në postimin e tij në Facebook Meta shkruan se konferenca do të mbahet në Presidencë dhe se është I hapur për çdo pyetje. Ende nuk dihet nëse ai do të komentojë mbi ngjarjet e fundit politike në PD, pasi kjo është konferenca e parë e kreut të shtetit pas protestës së 8 janarit.

Po ashtu, më 18 janar në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet edhe seanca për kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Ilir Metës si President, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.

Postimi i plotë:
Meta: Të dashur miq!

Ju ftoj në ora 12.30 të më ndiqni live në konferencë për mediat nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

I hapur për çdo pyetje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu