Protesta e dhunë në PD, Hajdari: Palët të angazhohen, s’duam vetëvrasjen e Opozitës

0

Ish-deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar që kryedemokrati Lulzim Basha e ish-kryeministri Sali Berisha të ulen për të gjetur një zgjidhje. Në një postim në Facebook, disa orë pas protestës së dhunshme që shoqëroi sot demokratët në selinë blu, Hajdari bën thirrje për angazhim, për të luftuar për të ardhmen e vendit e jo për karrigen e dy personave.

Vajza e të ndjerit Azem Hajdari, një prej themeluesve të Partisë Demokratike shton se kjo situatë do të zgjasë nëse s’do të ketë bisedime e do të sjellë pasoja të rënda për populin.

“Nuk mund të hesht përballë situatës në PD. Apeli im për palët është të angazhohen për një zgjidhje të drejtë. Demokratët duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe fëmijëve e jo të luftojnë njëri tjetrin për karrigen e dy personave. Situata është e rëndë dhe ka për të zgjatur. Pasojat do të jenë të mëdha për popullin dhe vendin. NUK DUAM VETĒVRASJEN E OPOZITËS!”- tha Hajdari.

 

Por çfarë ndodhi sot brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua sot në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu