Protesta për Klodianin/ Marshim në protestë me arkivol në duar

0

Protestues që marshonin me një arkivol në krahë, kjo është pamja e ofruar nga Durrësi në këtë ditë të shtatë të protestës.
Të rinjtë kanë zgjedhur një mënyre të veçantë për të përcjellë mesazhin “Drejtësi për Klodianin”,por të pakët në numër ata u mblodhën fillimisht në sheshin Liria dhe me arkivol ne duar mbi të cilin kishin ngjitur mesazhe“kush është tjetri”, “Shpresa” “Dinjiteti i policisë” u nisën drejt drejtorisë së policisë Durrës aty ku dhe kishin vendosur për ta lënë.
Efektivët të angazhuar për monitorimin e protestës bënë shoqërimin e pesë personave pjesëmarres, duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të saj.

Prej ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera në vend kanë shpërthyer protestat për vrasjen e të riut nga një efektiv policie mesnatën e 8 dhjetorit në Tiranë.

Në Tiranë protesta është shoqëruar me përplasje të forta, ndërsa ka pasur edhe arrestime. Sakaq, një natë më parë protesta në kryeqytet ishte e qetë, ndërkohë që policia ka paralajmëruar se nuk do të lejojë grumbullimet të më shumë se 10 personave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu