Pushofsh në paqe…Si u vra nipi i ushtarit të Met Kananit, lot dhe mesazhe prekëse

0

Anton Keli u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Breshëria e plumbave i mori jetën 51-vjeçarit, ndërsa për momentin grupi hetimor ende nuk ka asnjë pistë konkrete dhe të arrestuar.

Të afërmit e Kelit të shokuar nga lajmi i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe i kanë kushtuar disa fjalë të ndjerit. “Pushofsh në paqe daj Anton Leli” shkruan Gëzim Lleshaj.

Anton Keli ka qenë duke hyrë në qytetin e Rrëshenit kur në një moment ndaloi dhe doli nga makina, ndërsa autorët e kanë pritur duke e vrarë. Ekzekutuesi duket se ka pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e tij pasi e ka pritur.

Policia e ndihmuar nga FNSH kanë zbarkuar në Rrëshen për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Keli është nipi i vëllezërve Gjini. Armando Gjini i njohur si ushtari i Met Kananit u ekzekutua vitin e shkuar pranë Katedrales së Rrëshenit. Ndërsa të vëllait Preng Gjini iu bë atentat tre muaj më parë në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu