Provoi qershitë e ‘demokratit’/ Priti Ramën në parcelat e tij, Salkurti mbështetës i PD që nga viti 2013

0

Veip Salkurti, është fermeri dibran i cili zotëron parcela me qershi në Dibër e që ditën e djeshme kishte të pranishëm në parcelat e tij kryeministrin Edi Rama, me të cilin u ul këmbëkryq e bisedoi gjerë e gjatë për problematikat që ka tregu vendas.

Fermeri i tregoi kryeministrit së është në pikun e sezonit të vjeljes së qershive. Ai po ashtu tregoi se ka një linjë të prodhimit të lëngjeve të frutave të ndryshme që ai kultivon në një hapësirë prej 8 hektarësh.

Salkurti nuk është figurë e panjohur. Përveç se fermer, ai rezulton të jetë mbështetës i Partisë Demokratike (nuk dihet nëse është ende dhe sot). Në vitin 2013-të, atij iu dha fjala në Konventën për Zhvillimin Rural të Partisë Demokratike, e cila u mbajt në 12 prill të 2013-ës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu