Publicistikë në kohë COVID, e autores Anisa Bahiti – si sprovë letrare ndaj kohës dhe realitetit

0

Nga Ersid Karaj

Në publicistikën shqiptare, rrallë herë jemi hasur të lexojmë autorë të kalitur dhe të freskët, në mënyrë që ta përdorin zhanrin e publicistikës në një formë modeste.

Kur lexojmë publicistikën e Anisa Bahitit, thellohesh në idenë e “revolucionizmit.”  Revoltë, jo në kuptimin që Anisa përpiqet të luftojë e vetme me shkrimet e saj kundrejt një iluzioni, por “revoltë” për të dhënë një mesazh konstruktiv midis shoqërisë sonë.

– Unë si lexues, do ta krahasoja publicistikën e Anisës me atë të Faik Konicës. Sepse analizat e saj mbartin brenda kritikën e një individi të ndërgjegjshëm. E nuk vihet re veç kjo. Shpeshherë analizat e saj, kanë një shpirt të pasur dhe një spirancë të mprehtë që lëshohet brenda një oqeani të thellë të mendimit transparent.

E përmenda pak më lart Konicën e madh, pasi njerëz të tillë e të mëdhenj si Konica, kanë qenë gjithmonë kritik dhe dashamirës ndaj vendit të tyre.

Anisa Bahiti, me qetësinë dhe vëmendjen e saj të gjerë, kërkon të sjelli një risi të mirëfilltë e të dukshëm. Ku na i rishfaq të gjitha ato ndjesi dhimbjesh e mungesash, edhe në forma sportiviteti, serioziteti e sinqeriteti.

Libri i saj i parë është një shpresë që vezullon; një shpresë që nëse nuk e prekim me dorë, e shohim në horizont rrezatimin e tij përçues shumëkëndësh.
Në këtë aspekt Anisa, është një rast i veçantë e cila duhet përgëzuar për iniciativën, mendjen dhe penën e saj; duke e yshtur në botime të reja që presin të ulen e të çlodhen në tryezat e lexuesve dashamirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu