“Pushtohet prefektura”/Nisin aplikimet për dëmet e tërmetit në Durrës

0

Kjo është pamja që ofrohet këtë mëngjes në qendër të qytetit të Durrës, pranë godinës së Prefekturës së qarkut ku ndodhet dhe zyra e aplikimit për përfitimin e granteve të rikonstruksionit.

Sot është hapur papritur aplikimi për ata qytetarë që nuk kanë mundur të aplikojnë deri tani për dëmet nga tërmeti në nivelet DS1, DS2 dhe DS3.

Ndërsa numrat e të infektuarve nga SARS-CoV-2 rriten çdo ditë, grumbullime të tilla shndërrohen në vatra të përhapjes së shpejtë të infeksionit, ndërsa afati i shkurtër, vetëm 1 ditor, i aplikimit krijon probleme për shumë qytetarë që nuk mund të paraqiten sot, apo nuk mund të qëndrojnë në radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu