Qëllohet nga policët, roja i parcelës së kanabisit në gjendje të rëndë për jetën. Efektivët nën hetim nga SHÇBA

0

29 vjeçari Greseld Shpataraku, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në një aksion policor në Fier, është nisur drejt Tiranës për një mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë.

Plumbi me të cilën e qëlluan punonjësit e Policisë, e ka prekur të riun në shpatull, duke i dëmtuar shtyllën kurrizore, e duke i shkaktuar paralizë të pjesshme në zonën e poshtme të trupit.

Shpataraku, pas ekzaminimeve në Fier dhe ndërhyrjes së kryer, është nisur në Tiranë, pasi plumbi i mbetur në pjesen shtyllës kurrizore e ka dëmtuar këtë të fundit dhe nuk i lejon lëvizjen.

Shpataraku u qëllua pasi sipas Policisë në momentin e aksionit, ai drejtoi armën ndaj efektivëve.

Ndërkohë SHÇBA nga ana e saj ka nisur hetimet për efektivët që qëlluan në drejtim të të riut, nëse ata kanë vepruar apo jo në kushtet e vetëmbrojtjes.

Vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu